Arbnora Dorba, 22 vjeçarja nga Skenderaj është larguar para tre ditësh prej shtëpisë së saj pa dijeninë e askujt nga të afërmit. Të shqetësuar, ato kanë paraqitur rastin në policinë e Kosovës duke e shpallur të humbur.
Familja të dielën në mbrëmje ka pranuar një telefonatë nga vajza e tyre. Me gjasë Arbnora është në Maqedoni. Familjarët nuk kanë dashur të japin detaje për media duke thënë se po merren organet e rendit. Ndërkaq, i fejuari i Arbnora Dobrës thotë se nuk është ne dijeni për arsyen pse është larguar ajo.
Ai thotë se nuk e di nëse e fejuara e tij me të vërtetë ka kaluar kufirin me dëshirë apo ka qenë e kërcënuar. Por thotë që tani është më i qetë pasi ajo është lajmëruar. E Policia e Kosovës e konfirmojnë se 22 vjeçarja nga Skenderaj ka kaluar kufirin dhe thonë që po bashkëpunojnë me shtetin fqinjë për të lokalizuar vendndodhjen.