Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bruksel, njëherësh profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka bërë me dije se pas referendumit Maqedonia duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka deklaruar se në këto zgjedhje për herë të parë do të duhej të formohet një bllok pro-euroatlantik, në të cilin do të duhej të hynin të gjitha partitë e vogla, duke përfshirë edhe ato shqiptare që tani nuk janë pjesë e koalicionit qeverisës.
Duke komentuar rezultatin e referendumit, Reka ka treguar se evident në këtë proces ishte ndikimi rus.
Sipas tij, ky ndikim do të jetë u fuqishëm edhe në anën e Beogradit në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi.