Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBESA edhe zyrtarisht i takon Kasamit (dokument)

BESA edhe zyrtarisht i takon Kasamit (dokument)

Lëvizja BESA edhe zyrtarisht i takon grupit me kryetar Bilall Kasami. Kështu ka vendosur Gjykata Themelore 2 e Shkupit, e cila tashmë vendimin gjyqësor ia ka dorëzuar Regjistrit gjyqësor për partitë politike, Gazetës Zyrtare, si dhe Regjistrit qendror të Maqedonisë, shkruan gazeta KOHA.
Vendimin në fjalë, Gjykata Themelore e ka sjellë një ditë pasi Gjykata e Apelit e kishte miratuar ankesën e grupit të Kasamit, të cilët kishin kontestuar rifillimin e procedurës nga fillimi për regjistrim të partisë në Regjistrin qendror. Konkretisht, BESA e Kasamit kishte kërkuar që, Gjykata të marrë parasysh ndryshimet statusore dhe Programin e ri të dalë nga Kongresi i 24 shkurtit të këtij viti të BESËS në Shkup, ku grupi i Kasamit shkarkoi zyrtarët që kishin qenë pjesë e Kongresit një javë më parë në Tetovë, e ku për kryetar ishte zgjedhur Afrim Gashi. Fillimisht, Kongresi i grupit të Afrim Gashit, pa pëlqimin e Kasamit dhe në kundërshtim me Statutin e partisë, kishte shkarkuar Kasamin nga kreu i partisë, ndërsa kishte zgjedhur Kryesi të re të partisë.

“Gjykata, pas kërkesës për regjistrim të ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit dhe Programit të partisë politike në Regjistrin gjyqësor të partive politike, në pajtim me nenin 27 të Ligjit për partitë politike, dhe pas shqyrtimit të dëshmive, konstaton se argumentet në kërkesë mbajnë dhe janë në pajtimin me nenin në fjalë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Themelore, të urdhëruar nga Gjykata e Apelit për rishqyrtim të dëshmive të reja.

“Në pajtim me nenin 17 dhe nenin 4 të Ligjit për plotëstim të Ligjit për partitë politike, dhe në bazë të dëshmive të pranuara nga Gjykata Themelore 2, në Regjistrin gjyqësor të partive politike regjistrohen të dhënat e reja të partisë ‘Lëvizja BESA’ me adresë rruga ‘kristijan Todorovski Karposh’, 84A, Shkup”, thuhet më tej në vendim.

Të njëjtin vendim e kishte marrë edhe Gjykata e Apelit, ndërsa kishte urdhëruar Gjykatën Themelore 2 të Shkupit që të marrë parasysh ankesën e BESËS së Kasamit dhe të miratojë ndryshimet statusore dhe Programin politik të kësaj partie.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!