Monday, May 12, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTahiri: Tani një votë deputeti mund të arrijë çmim 3 milion euro

Tahiri: Tani një votë deputeti mund të arrijë çmim 3 milion euro

Profesori universitar dhe analisti politik Sefer Tahiri, situatën e krijuar pas referendumit të djeshëm, e ka krahasuar me situatën e vitit 2000, kur qeverinë e atehershme të Lubço Georgievskit e braktisi subjekti politik Alternativa Demokratike dhe solli atë qeveri buzë rrëzimit nga pushteti.

Në atë kohë flitej se disa deputetë, në mesin e tyre edhe shqiptarë, kishin marrë para dhe falë kësaj shpëtoi qeveria e Georgievskit, shkruan Gazeta Lajm.
Analistit Sefer Tahiri ka thënë në emisionin “Studio e Hapur” në Tv Shenja se edhe tani kur Marrëveshja me Greqinë pritet të shkojë për votim në Parlament, mund të hapet “berzë” për shitblerjen e votave të 7-8 deputetëve, të domosdoshme që të arrihet shumica prej 80 votave për Marrëveshjen me Greqinë. Tahiri ka vlerësuar se nëse në vitin 2000 një votë deputeti është shitur ndoshta për 100 mijë marka, tani çmimi mund të shkojë deri në 3 milion euro.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments