Ambasada Amerikane ka njoftuar datën e fillimit të aplikimeve për të gjithë shqiptarët e interesuar për të jetuar dhe punuar në SHBA. Aplikimet do të fillojnë më datë 3 tetor 2018 deri më 6 nëntor 2018.
Më datë 3 tetor në orën 18:00 (me orën në Europë) fillon aplikimi për Lotarinë Amerikane.
Ambasada Amerikane fton sërish shqiptarët të aplikojnë për të fituar mundësinë të punojnë e jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e Ambasadës Amerikane sillen udhëzimet për plotësimin e formularit për lotarinë DV/2020.
Njoftimi i Ambasadës:
Bëni kujdes nga mashtrimet. Disa faqe interneti apo emaile përpiqen t’ju mashtrojnë duke u prezantuar si faqe zyrtare të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.Lexoni Kujdesin ndaj Mashtrimit këtu (në Anglisht).
Plotësojeni vetë aplikimin tuaj.
Aplikimi online për regjistrimin për lotarinë është i thjeshtë dhe është falas. Periudha e Regjistrimit Elektronik për Lotarinë DV-2020
Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2020 do të rifillojë të mërkurën, më 3 tetor 2018 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 6 nëntor 2018, në mesditë 12:00 Ora Standarde Lindore (EST)(GMT-5).
DV-2020 Udhëzimet në Anglisht (PDF – 390 KB)
DV-2020 Udhëzimet në Shqip (PDF – 552 KB)
Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Udhëzimet e DV janë gjithashtu në dispozicion në faqen e internetit të Departamentit të Shtetit.
Duke filluar nga 7 maji 2019, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2020 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së.
Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve.