Më 18.09.2018, në 07.15 minuta në autostradën Kërçovë-Ohër,
në afërsi të Aeroportit, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin ka marrë pjesë një veturë e tipit Audi A8 me targa të Tetovës.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur në një moment kur AF (52) shoferi i makinës, duke lëvizur në drejtimin nga Kërçova në Ohër, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka fluturuar në anën e djathtë te rrugës, me çka me pjesën e përparme ka goditur në prizë betoni për uj.
Nuk ka persona të lenduar në aksident trafiku por është shkaktuar vetëm dëm material. Me autorizimin e Prokurorit Publik, është kryer inspektim në vendin e ngjarjes.
Zëdhenëse e Sektorit për Punë të Mbrendëshme Ohër
Merlina Islami