Komunalja e Strugës pastroi sipërfaqet e blerta në qytet (FOTO)

0
13

Ekipet e NP Komunale-Strugë të sektorit për rregullimin e sipërfaqeve të blerta komunale i vazhduan aktivitetet e tyre për rregullimin e rregullt të sipërfaqeve me bar,alejeve si dhe moleve të lumit Drin i Zi. Aktivitetet u realizuan nëpër shumë vende të qytetit.

Në kuadër të atyre aktiviteteve ekipet e NP Komunale-Strugë kryen prerjen e degëve-rregullimin e shtratit të drurëve,kositjen e sipërfaqeve me bar si dhe pastrimin e çdo lloji të mbeturinave nga sipërfaqet e blerta publike,ngarkimin dhe transportin e mbeturinave deri te deponia.

NP.Komunale-Strugë