Dje rreth orës 08.55 minuta 46-vjeçari B.M. nga Tetova, ka denoncuar se një person i panjohur, ka kryer plaçkitje në Agjencinë për transferim parash, me lokacion në rrugën e ,,Ilindenit,, në Tetovë.
Personi i panjohur, i armatosur me pistoletë, ka hyrë në objekt, dhe duke u kërcënuar me pistoletën të punësuarit, i ka marrë rreth 5000 euro, dhe ka ikur në drejtim të panjohur.Merren të gjitha masat dhe aktivitetet, për zbardhjen e plotë të rastit, dhe zbulimin e kryerësit të veprës.