Siç mësohet nga burime diplomatike të gazetës KOHA, në axhendën e afërt të Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, ndodhet edhe vizita e tij në Maqedoni. Interesimi i Vatikanit për zhvillimet në rajon kanë qenë prioritet i vazhdueshëm i Papa Fraçeskut, ndaj ai dëshiron nga afër të njihet edhe me situatën që do të pasojë në Maqedoni, sidomos në periudhën pas referendumit, sqarojnë burime diplomatike të gazetës KOHA. Maqedonia dhe Vatikani kanë kultivuar marrëdhënie solide, kurse vizita e Atit të Shenjtë konfirmon edhe njëherë përkushtimin që ka ai në konsoldimin e demokracisë dhe vlerave morale në këtë pjesë të Europës, transmeton gazeta KOHA.