Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNdërroi jetë humanisti i madh, Sead Ajruli

Ndërroi jetë humanisti i madh, Sead Ajruli

Sot në orët e paradites ka ndërruar jetë teologu dhe humanisti i madh, Sead Ajruli.

Ai nuk u mbijetoi lëndimeve të marra nga një aksident rrugor që ndodhi më 15 gusht në Greqi. Që nga ajo ditë, Ajruli mbahej nën përkujdesje intensive mjekësore në spitalet greke, për t’u transferuar më pas në Stamboll.

Sead Ajruli lindi më 17 dhjetor të vitit 1974 në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës. Shkollimin e mesëm e ndoqi në medresenë “Isa Beu” në Shkup në vitet 1989-1993, për të vazhduar pastaj studimet në Arabinë Saudite, në fakultetin “Al-Imam” në Riad, të cilin e përfundoi në vitin 2005. Pas përfundimit të studimeve, u kthye në vendlindje për të filluar kontributin e tij për vendin dhe shoqërinë.

Së bashku me teologë dhe shokë të tjerë, ai u aktivizua në Shoqatën Kulturore “Vizioni M”, ku jepte kontributin e tij të çmuar në edukimin e gjeneratave të reja. Ajruli njashtu ishte i inkuadruar edhe në aktivitetet humanitare të Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”, duke u shtrirë dorën skamnorëve dhe nevojtarëve të rajonit të Pollogut dhe më gjerë. Përgjatë kësaj periudhe Sead Ajruli kreu edhe studimet e magjistraturës në Universitetin Shtetëror të Tetovës, duke marrë titullin: “Magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Arabe”.

Në memoriet e nxënësve të tij, banorëve të fshatit Kamjan, por edhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin, Sead Ajruli gjithnjë do të mbetet shembull dhe burim frymëzimi, një njeri i devotshëm, por edhe i sinqertë, i përkushtuar në punë por edhe gazmor, pishtar ndriçues dhe kundërshtar i përbetuar i çfarëdolloj padrejtësie.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!