Autore e vrasjes së trefishtë e cila ndodhi në Dibër në familjen Pocesta, është vajza e tyre e madhe, e cila gjithashtu jetonte me ata në Itali, transmeton portali “Info shqip”, duke iu referuar policisë. Jozyrtarisht mësohet se B.P. (25), një ditë para ndodhjes së krimit ka hyrë në Maqedoni dhe ditën e ndodhjes së krimit ka lëshuar kufirin e Maqedonisë, informacion ky i konfirmuar nga sistemi elektronik kufitar. Bashkë me vajzën e madhe të familjes Pocesta B.P, dyshohet edhe për dy persona të tjerë të cilët kanë ndihmuar vrasjen, personi F.G nga Gostivari i cili për policinë është emër i njohur si person problematik ka qenë transportuesi i vajzës nga kufiri deri në Dibër.
Personi tjetër i përfshirë si i dyshuar në vrasje është nipi i F.G, personi me iniciale V.K, i cili u arrestua dje nga policia dhe sot ka pranuar në sallë të gjyqit se ai i ka shitur vajzës së familjes Pocesta, B.P armën me të cilën është kryer krimi. Sipas informacioneve jozyrtare aktualisht sapo ka mbaruar marrja në pyetje në Gjykatën Themelore në Dibër është caktuar masa e paraburgimit 30 ditor. Përndryshe viktimat e vrasjes makabër që tronditi Dibrën janë bashkëshortët Pocesta, Nazmija 53 vjeçe, Amiti 54 vjeçar si dhe e bija e tyre e mitur, Anila 14 vjeçe.