Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëVuçiq: Duhet ta largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve

Vuçiq: Duhet ta largojmë urrejtjen 200 vjeçare mes serbëve dhe shqiptarëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se serbët dhe shqiptarët duhet njëherë e përgjithmonë ta largojnë urrejtjen 200 vjeçare mes tyre dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët për normalizimin e raporteve.

Megjithatë, presidenti serb nuk ka dhënë detaje lidhur me debatet për korrigjimin dhe shkëmbimin e territoreve me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se është shumë e vështirë që të arrihet një zgjidhje, por se e ka shumë të rëndësishme që të mbetet e shkruar ajo se çfarë kemi mundur të kemi dhe se gjithçka që ka folur e bërë do të shkruhet në histori.

“Të gjithë më pyesni për kufijtë por unë po ju pyes juve, për cilin kufi po flisni? Ne themi se Kosova është Serbi, ndërsa ata thonë se Kosova është e pavarur. Në këtë situatë secili e vendos kufirin e vet. Por, a na duhet kjo? Ne jemi të këtij vendi dhe duhet që bashkë të vendosim për një kufi duke larguar kështu njëherë e përgjithmonë urrejtjet 200 vjeçare mes një serbi dhe një shqiptari. Ne jetojmë këtu dhe ne duhet të merremi vesh si duam të jetojmë dhe jo dikujt tjetër t’i plotësojmë dëshirat”, është shprehur Vuçiq.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!