Ministria e Brendshme ka pastruar vrasjen e kryer ndaj P.B (47) në shtëpinë e saj në rrugën Ilindenska në fshatin Velgoshti njofton policia.I dyshuari I.K. (62) nga Ohri është ndaluar për një periudhë prej 30 ditësh. Për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “vrasjes”, SPB Ohër deri te Prokuroria Publike ka ngritur padi penale I.K (62 vjeç), i cili jeton në Ohër.”I pandehuri, ka kryer krimin në periudhën prej 29.08 deri më 31.08. Vrasjen e kreu në shtëpinë në rrugën “Ilinden” në fshatin Velgoshti-Ohër në pronësi të viktimës me qëndrim të përhershëm në fshatin Velgoshti, informon SPB-Ohër. Nga SPB thonë se sipas masave të ndërmarra, më 31.08.2018 në orën 21.00, I.K. u gjet në një shtëpi në Strugë dhe u privua nga liria ndërsa Gjykata I caktoi masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
(Struga Ekspres)