Nga Hasim Memishi-Sopi/Struga Ekspres
POLITIKANËT, NATO-ja DHE POPULLI FUKARA…
Deri sa shumica e politikanëve me të madhe trumbetojnë se duan të na “fusin” në NATO, shumica prej tyre ka vite të tëra që e thonë të njëjtën gjë, mirëpo çdoherë kanë vepruar të kundërtën.
Jemi dëshmitarë se për 10 vite një e treta e popullësisë ka migruar në vendet perendimore; sa më shumë që politikanët promovojnë kampanja pro europjane, aq më shumë populli zhgënjehet dhe vazhdon të migrojë.
Për çdo ditë shohim shpallje ku kërkohen punëtorë për shkak të migrimit masiv; sa më shumë që varfërohet populli aq më shumë pasurohen politikanët, jemi shtet i vogël dhe shumica e njohim njëri tjetrin, kemi politikan që para dhjetë vitesh nuk kanë pas as “shilte” në shtëpitë e tyre, kurse të njejtin sot janë milionerë.
Lexova sot një titull të një portali që thoshte: “politikanët derë më derë për të dëgjuar hallet e qytetarëve”, cilët halle? kush ua shkaktoi ato halle?;
Viti 2018 dhe politikanët tanë ende vazhdojnë të flasin për ujësjellës, kanalizime, mbushje të gropave dhe shtrim të “begatonave”, të njejtët pastaj fillojnë të flasin dhe të promovojnë vlera europjane dhe integrim në NATO.
Mësuesve u është rritur rroga për 5%, bravooo, por mësuesi që udhëton në viset malore në borë e shi, pa asnjë kusht elementarë për mësim, po shumica e shkollave që ngrohen ende me “koftorë”, po pjesa më e madhe e klasave që kanë mbi 35 nxënës, ky 5 përqindësh a do t’a zgjidh problemin?
Shqiptarët janë në shumicë pro NATO dhe pro BE, mirëpo sa më shumë që këtë gjë e promovojnë partitë politike aq më keq ndikon te populli.
Ne do votojmë pro edhe nëse ju nuk dilni asnjë ditë nëpër portale dhe media të ndryshme; është mirë mos bëni harxhime të kota se edhe ashtu jemi në gjendje të mjerueshme.
??✌