Një shofer kosovar raportohet të jetë zhdukur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit dhe policia e qytetit bregdetar kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.
“Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më”, sqaron policia.
Për të bërë më të lehtë identifikimin e tij, Blutë e Durrësit sqarojnë se Rama është rreth 1,75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.