Prokurori Publik nga Prokuroria Publike në Ohër pas kryerjes së ekspertizës në vendin e ngjarjes në shtëpinë e familjes në Vellgoshti të Ohrit, ku u gjet një trup i gruas së pajetë, dha urdhër për autopsi të personit të vdekur.
Nga Prokuroaria Publike thonë se ende po kërkohen kryerësit e veprës.
Siç theksojnë nga Prokuroria Publike, personin e vdekur e kanë gjetur fqinjët në shtëpinë se saj, ku ka jetuar e vetme. Në trupin e saj janë vërejtur shenja të dhunimit.
Pas urdhrit të Prokurorit Publik, në vendin e ngjarjes janë siguruar shenja të cilat do të jenë subjekt i ekspertizës.
Është dhënë urdhër për bërjen autopsi të personit të vdekur.