Lëvizja BESA, apelon deri te Prokuroria Speciale Publike (PSP), që të merr parasysh rekomandimet e OSBE-së për miratimin e një qasje më transparente, duke mbrojtur në të njëjtën kohë edhe konfidencialitetin e hetimeve të proceduaraderi më tani, lidhur me aferën e përgjimeve nga të cilat u zbuluan shumë vepra penale, kryesisht vepra penale keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Ne si Lëvizje BESA përkrahim rekomandimet e Misionit të OSBE-së, që të bëhet përpjekje më e madhe për evitimin e vonesave të panevojshme, me qëllim që të evitohet skadimi i afatit të vjetërsisë. Ne poashtu shprehim shqetësimet tona, për mungesën e dukshme të hetimeve dhe ndjekjeve penale në lidhje me veprimet specifike dhe individët e përmendur në përgjime.
Në këtë drejtim apelojmë edhe deri te pushteti legjislativ, kryesisht deri te qeveria e R.Maqedonisë që të trajtojë kufizimet ekzistuese në kornizën ligjore parandalojnë hetimet e PSP-së, prandaj kërkojmë të sigurohet vazhdimësi afatgjate për PSP-në.
Kujtojmë që kjo situatë ka zhgënjyer qytetarët e R.Maqedonisë, me çka ka zvogëluar edhe besueshmërinë dhe mbështetjen e popullatës për PSP-në.