Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Sallarevë

Një i vdekur dhe dy të lënduar në aksidentin në Sallarevë

Shoferi, banor i fshatit Sallarevë të Tetovës humbi jetën, ndërsa dy bashkëudhëtarë u lënduan rëndë pasi që automjeti me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga, është përplasur me një pemë dhe është përmbysur.

Aksidenti ndodhi mbrëmë 10 minuta pas mesnate.

Në aksident humbi jetën 34- vjeçari L.A , i cili e ka drejtuar automjetin “UAZ”, ndërsa u lënduan rëndë SH.A. (37) dhe I.I. (23) të cilët pas trajtimit mjekësor në spitalin e Tetovës u transferuan në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup.

MPB-ja sot njoftoi se aksidenti ndodhi në rrugën lokale fshati Grupçin-Sallarevë në hyrje të fshatit Sallarevë.

Është kryer hetim në vendin e ngjarjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments