Vait Zhuta: Veleshta dhe Dobovjani ka 36 nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat shkollore

0
65
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Drejtori i shkollës fillore në Veleshtë z.Vait Zhuta për Struga Ekspres tregon numrin e nxënësve që do të ulen për herë të parë nê bankat shkollës.

“Për këtë vit të ri shkollor në bankat e shkollës fillore “Zini Hani”-Veleshtë, do të ulen për herë të parë gjithsej 36 nxënës, përfshirë këtu edhe dy nxênës nga fshati Dobovjan”,shprehet z.Vait Zhuta.

Kujtojmë se largimi nga vendlindja i qytetarëve strugan po sjell me të madhe çdo vit e më shumê edhe boshatisjen e klasave të shkollave fillore dhe të mesme në qytet dhe fshatra të Strugës.

(Struga Ekspres)