Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniErdogan: Nga Jerusalemi e deri në Ballkan është e jona

Erdogan: Nga Jerusalemi e deri në Ballkan është e jona

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një fjalim të mbajtur në provincën lindore turke Muş deklaroi se që nga Jerusalemi e deri në Ballkanin Perëndimor të gjitha shtetet i përkasin Turqisë.

“Nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Jerusalemin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin”.

Në ceremoninë e cila shënon përvjetorin e Betejës së Malazgirtit, duke uruar 947-vjetorin e Fitores së Malazgirtit Erdoğan tha: “Uroj edhe një herë këtë fitore të bekuar për të gjithë popullin tonë dhe gjithë turqit që ndodhen në katër anët e gjeografisë sonë. Shpreh mirënjohjet e mia për Sulltan Alparslanin dhe të gjithë trimave në ushtrinë e tij të cilët na e lanë këtë vend të bukur si atdhe, si dhe të gjithë veteranët dhe dëshmorët të cilët shkuan nga kjo rrugë gjatë shekujve të tërë”.

Ai tha se fitorja e arritur në Malazgirt ka hapur rrugën e cila çon deri në pjesët qendrore të Evropës.

“Për këtë arsye nëse shikojmë prapa Malazgirtit nënkupton Mekën, Kudsin ndërsa nëse shikojmë përpara nënkupton Bursën, Edirnen, Stambollin, Rumelinë dhe gjithë Ballkanin. Nëse e harrojmë frymën e Malazgirtit nuk do të kemi as të kaluar e as të ardhme. Ne në Malazgirt nuk e fituam vetëm një fitore. Ne në Malazgirt në të njëjtën kohë i kemi treguar gjithë botës se çfarë kombi jemi”, tha Erdogan,raporton express.

Beteja e Manzikertit, apo në qytetin e sotëm Malazgirt në lindje të Turqisë, u zhvillua në vitin 1071, kur selçukët turq, nën udhëheqjen e Sulltan Alp Arsllanit mposhtën perandorin bizantin Romanusin IV. Pasojat e humbjes ishin dobësimi i mbrojtjes së Bizantit, por edhe të imigracionit të popullsisë turke në provincën historike të Anadollit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments