Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMërgimtarët shqiptar nuk e duan ministrin Ademi, kërkojnë dorëheqjen e këtij të...

Mërgimtarët shqiptar nuk e duan ministrin Ademi, kërkojnë dorëheqjen e këtij të fundit

Në takimin e 20 Korrikut 2017 me ministrin e diasporës z. Edmond Ademi të cilin e zgjodhi partia e tij LSDM në qeverinë e IRJM, LDSHM dorëzoi me shkrim disa kërkesa ministrit në fjalë duke treguar vullnet të mirë për bashkëpunim me institucionet e shtetit. Por LDSHM ngelet e befasuar me reagimin e qeverisë dhe ministrit në fjalë, të cilët nuk e panë të udhës të japin përgjigje për kërkesat e diasporës edhe pas një viti të kaluar, thuhet në kumtesën e Lidhjes së diasporës shqiptare për Maqedoni.

Duke u ndjerë të ofenduar nga ky injorim dhe nënçmim nga ana e qeverisë së IRJM dhe posaçërisht nga ministri për diasporë, njoftojmë opinionin se

DIASPORA SHQIPTARE NUK E NJEH MINISTRIN EDMOND ADEMI SI PERSON PËRGJEGJËS PËR DIASPORËN SHQIPTARE!

LDSHM, pavarësisht pakënaqësisë për caktimin e një personi si Edmond Ademi me një moral politik të diskutueshëm, la hapur rrugën për bashkëpunim me qeverinë e IRJM. Por ministri Ademi gjatë punës së tij shfaqi fytyrën e tij të vërtetë, dhe zotimin dhe preokupimin e tij për të shërbyer vetëm diasporës sllavo folëse duke injoruar diasporën shqiptare e cila numerikisht dihet mirëfilli se është shumë më e madhe se ajo sllavo folëse! Hapi personalisht zyrë për diasporën ne Shtip dhe Makedonska Kamenicë, por nuk e pa të udhës të hap zyrë në Strugë, Prespë, Kërçovë, Gostivar, Tetovë, Çair, Kumanovë!
Nisur nga si më sipër, si dhe nga fakti se diaspora nuk konsultohet fare për rrjedhat politike ekonomike, shoqërore në vendlindje, ne disa organizata dhe shoqata shqiptarësh që veprojnë në Evropë dhe SHBA

KËRKOJMË DORËHEQJEN E PAREVOKUESHME TË MINISTRIT EDMOND ADEMI

Në të njëjtën kohë i bëjmë apel qeverisë së Maqedonisë që t’i shqyrtojë seriozisht kërkesat tona dhe t’i pranojë ato ashtu siç janë, në mënyrë që të gjendet një mënyrë e bashkëpunimit dhe dialogut civilizues mes nesh!

1. Të sigurohet me konsensus, statusi shtetformues i shqiptarëve në IRJM si që e kanë sllavo folësit!
2. T’i mundësohet çdo mërgimtari që ka lindur në Maqedoni të merr shtetësinë e Maqedonisë nëse mërgimtari e kërkon këtë.
3. Të hiqet krejtësisht aplikimi në ambasada apo konsullate për mundësinë e votimit, mjafton numri amzë dhe shtetësia që mërgimtari të plotëson kushtin për të votuar.
4. T’i mundësohet diasporës të voton përmes mjeteve elektronike.
5. Qeveria dhe parlamenti të sjellin ligj ku diasporës do t’i sigurohen 10 ulëse në parlament!
6. Të hapet drejtori për diasporën në Shkup ku do të punësohen njerëz që i cakton diaspora, por që do të paguhen nga qeveria.
7. Kërkojmë një vend në KSHZ me status të plotfuqishëm si tjerët anëtarë të KSHZ-së!
8. Të marrin fund një herë e përgjithmonë pritjet e gjata në kufi gjatë sezoneve të pushimit, thuhet në kumtesë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!