Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa vëzhgues nga OSBE do të vëzhgojnë referendumin e Maqedonisë

Ja sa vëzhgues nga OSBE do të vëzhgojnë referendumin e Maqedonisë

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot ka pasur takim me ambasadorin Jan Petersen, shef i Misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR të cilin e ka informuar se si kjo organizatë ndërkombëtare do të ndjek referendumin në 30 shtator këtë vit.

Ambasadori Petersen siç ka njoftuar MPJ ka përcjell informacionet bazë për këtë mision të OSBE/ODIHR dhe ka informuar edhe për aktivitetet e planifikuara të Misionit vëzhgues në periudhën deri në referendum dhe ditës së deklarimit, që konform rekomandimeve të Misionit për vlerësimin e nevojave të ODIHR-it do të duhet të numërojë rreth 270 vëzhgues.

Dimitrovi ka shprehur kënaqësinë nga pranimi i ftesës- ODIHR të dërgojë misionin vëzhgues për referendumin në Maqedoni. Ka theksuar rëndësinë historike të proceseve aktuale si dhe mundësisë qytetarët përmes këtij akti demokratik të shprehin vullnetin e tyre që siç tha “është me rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit dhe përcaktimet e saja strategjike të integrimit në NATO dhe BE dhe stabilitetit politik në rajon”.

Ministri Dimitrov ka riafirmuar gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e bashkëpunimit me ODIHR-in, në drejtim të përmirësimit të procesit zgjedhor tek ne, që kontribuon në arritjen e standardeve të kërkuara evropiane, me rëndësi për përshpejtimin re procesit të integrimit të vendit në BE dhe NATO.

OSBE/ODIHR sot do të mbajë pres konferencë ku do të informojë për vëzhgimin e referendumit të ardhshëm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!