Kryetari i Komunës së Strugës z. Ramis Merko sëbashku me dy deputetët e zonës z. Agim Shaqiri dhe z. Jovan Mitrevski mbikqyrën nga afër punimet në rrugën nga ura e Morovishtit deri në hyrje të fshatit Drasllajc.
Sot Kryetari i Komunës së Strugës doli në teren sëbashku me deputetët e zonës për të parë nga afër punimet për rehabilitimin e rrugës nga te dyja anët prej te ura e Morovishtit deri në hyrje të fshatit Drasllajc, investim ky në bashkëpunim me Komunën e Strugës dhe “Rrugët e Maqedonisë”. Destan Bajrami përgjegjës i filialit të “Rrugëve të Maqedonisë” thekson se në ditët në vazhdim pas përfundimit të rehabilitimit do të vazhdojë dhe një shtresë asfaltimi komplet I rrugës.
Ky aks rrugor ishte problematik për një numër të madh banorësh të kësaj zone dhe sëfundi ky problem po merr zgjidhje.
(Komuna e Strugës)