Më 23.08.2018 në ora 23.00 në Stacionin policor të Strugës një 14 vjecare nga Shtëpia për fëmijë me Probleme Sociale nga Shkupi e cila qëndronte në Shtëpinë e Pushimit ‘’25 maj’’ka njoftuar se në të njëjtën ditë më ora 16.00 një person i panjohur ka kryer marrëdhënie seksuale, informojnë nga policia e Strugës.Sipas denoncimit të saj në policinë e Strugës ajo në atë moment ishte në plazh dhe po ecte në dalje të qytetit ku ndalohet një makinë nga ku shoferi i propozon se do ta transportoj ai.Pas këtij momenti makina është drejtuar nga rruga e Kalishtit ku personi në fjalë kryen mardhënie me të dhe më pas e sjell në Shtëpinë Pushimore’’25 maj’’.Policia e Strugës po merr masa për sqarimin e plotë të rastit.