Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBesa e Strugës: Edhe këtë vit pa gjuhën shqipe fillojnë "Mbrëmjet e...

Besa e Strugës: Edhe këtë vit pa gjuhën shqipe fillojnë “Mbrëmjet e Poezisë”

Edhe këtë vit vazhdoj anashkalimi i gjuhës shqipe nga organizatorët e “Mbrëmjeve strugane të poezisë” që mbahet tradicionalisht ne Strugë, në qytetin me shumicë shqiptare.

Duke dëgjuar arsyetimin e ministrit të Kulturës nga rradhët e LSDM Asaf Ademi i cili tha se ka qenë vonë për të ndërhyrë në agjendën e organizimit, mund të konstatojmë se drejtori i “Mbrëmjeve Strugane të poezisë” është më i fuqishëm se ministri i Kulturës.

Të lejosh anashkalimin e gjuhës shqipe që nga hapja e programit deri te përkthimi i broshurave dhe materialeve tjera dëshmon në pa aftësinë e ministrit të kulturës, gjegjësisht dëshminë se roli i tij në Qeveri është vetëm sa për të mbushur numrin dhe asgjë më tepër.

Lëvizja BESA u bën apel gjithë institucioneve kompetente që të marrin masat e duhura dhe të korigjojnë këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve. Poashtu kerkojmë nga Ministri aktual i Kulturës si shqiptari i parë pas 12 viteve që menaxhon me Ministrinë e Kulturës të punojë në mbrojtjen dhe afirmimin e vlerave kombëtare shqiptare dhe jo të vazhdojë politikën e nënshtrimit ndaj padronëve të tij në dëm të identitetit, traditës, vlerave kombëtarë dhe gjuhës shqipe.

Lëvizja BESA 24.08.2018
Zyra për informim/Kabineti i Kryetarit Bilall Kasami

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments