Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMaqedonia dhe Kosova me marrëveshje për njohje reciproke të patentave të shoferit

Maqedonia dhe Kosova me marrëveshje për njohje reciproke të patentave të shoferit

Patentat e shoferit të Maqedonisë së shpejti do të vlejnë në Kosovë, ndërsa ato të Kosovës në Maqedoni, njoftoi zëdhënësi i Qeverisë në Shkup Mile Boshnjakovski.

Ai në konferencën e sotme për media tha se Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka miratuar raportin për bisedimet e kryera me tekst të harmonizuar të marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patentave të shoferit.

“Qeveria e autorizoi Oliver Spasovskin, ministrin e Punëve të Brendshme, që në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të nënshkruajë marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Kosovës për njohje reciproke të lejeve të vozitjes”, tha Boshnjakovski.

Kur marrëveshja t’i kalojë të njëjtat procedura edhe në institucionet e Kosovës, pra kur të miratohet nga Qeveria në Prishtinë dhe kur të hyjë në fuqi, patentat e dhëna në Kosovë do të njihen plotësisht në Maqedoni, dhe anasjelltas.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!