Situatat e sikletshme në autobusë janë nga më të shumtat dhe me sa duket, nuk ndodhin vetëm në Shqipëri. Ajo që ky burrë i bën kësaj vajze në autobus është me të vërtetë e pështirë dhe që meriton të dënohet.
Vajza, e cila rri në këmbë, është mbështetur në një nga hekurat e autobusit, ndërsa burri, një barkderr i shëmtuar, qëndron i ulur dhe pa pikën e turpit, duke mos u shqetësuar aspak nga prezenca e të pranishmëve, zgjat dorën dhe e prek vajzën në pjesët e saj të pasme.
Të tilla raste duhen demaskuar e duhen bërë publikë jo për të treguar “gangsterllëkun” e këtyre vagabondëve, por për të sensibilizuar shoqërinë, e cila duhet të reagojë ndaj këtyre eksponentëve.