Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLëndohet rëndë tetë vjeçari, goditet nga vetura

Lëndohet rëndë tetë vjeçari, goditet nga vetura

Një fëmijë tetë vjeçar nga Republika e Serbisë është lënduar rëndë mbrëmë në një aksident në udhëkryqin në Çair pasi është goditur nga veturë e tipit “Golf” me targa të Shkupit, drejtuar nga F.K. (46) nga Bllaca e Shkupit.

Siç ka njoftuar MPB, aksidenti ka ndodhur në ora 22:30 në udhëkryqin në rrugën “Sllavej Pllanina” në rrugën “362”, rruga “Brigada maqedono-kosovare” dhe rrugën “Xhon Kenedi” në Shkup.

Nga goditja, djaloshi ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në spitalin e Qytetit “Shën Naum Ohridski”.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip i SPB të Shkupit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments