Një kryerës i panjohur dje pasdite e ka rrëmbyer 23-vjeçaren Q.M. nga Shkupi dhe me dhunë e ka futur në automjetin e udhëtarëve me të cilin është nisur drejt Velesit.
Në afërsi të liqenit “Mlladost”, ajo ka arritur të ikë nga automjeti duke e kapur timonin dhe në këmbë është nisur drejt Velesit.
Siç kumtoi MPB-ja në buletinin policor, personi i panjohur i është afruar Q.M. dje rreth orës 15:40 në bul. “Vidoe Smilevski Bato” në Lisiçe të Re, kur ajo ka dalë nga ndërtesa ku punon.
E ka futur në automjetin me të cilin është nisur nëpër rrugën e vjetër Katllanovë-Veles.
MPB ndërmori masa për gjetjen e personit dhe për ndriçim të ngjarjes.