Muhamet Borova
Ideali jetsor është secili të respektohet si qenie njerzore duke mos bër idol nga askush..Jeta është mozaik plot me bukuri dhe gëzim.Shoqëria që bazohet në interes ka pak gëzim, por shumë iluzione.Kulti i dasmave u bë burrimi kryesor i iluzioneve.Dasmat u bën forca që e nënshtruan shpirtin. Ato u bën terapia kryesore për relaksim dhe freskim. Dasmat i shohim si fenomen që nga anonimiteti na bëjnë snobist të dalluar.Fenomeni i snobizmit si “peri i kuq” depërtoj në qenien tonë. Shumë harxhime,shumë luks,shum pompezitet.Për, nusen sigurohet limuzina, helikopteri, prej përruas bëhet lumi. Dasmat e mëdha bëjnë që nuset të duken më të bukura,vjehrrat më të zbehura.Nusja mund ta ndëroj frizurën,por koka i mbetet e njëjtë, mund ti ndëroj fustanet por jo edhe tabietin. Nuset i nuk i zgjedhin vjehrrat, ato janë dhuratë e një dashurie, e një fati.,qenja që do të bëhet makina e ardhshme në shërbim të nuses. Kjo makinë duhet të lajë,të gatojë,të kujdeset për mbesat dhe nipërit,të jetë servis për të gjitha dëshirat dhe kërkesat. Vjehrrat duhet të jetë ajo që çdo gjë të japë dhe asgjë mos kërkoj.Gruaja e cila ishte parajsa e kësaj bote, në sytë e birit, sot bëhet ferri në sytë e nuses.Nuset shihen si barbika që burrat e tyre i dashurojnë, vjehrrat i pëlqejnë , por aspak nuk i kuptojnë. Lumturia nuk vjen nga pamja e jashtme, por nga brendia e shpirtit. Familjes i duhet buzëqeshja, drita, dashuria,ngrohtësia,afërsia, respekti i ndërjellt, jo barbika dhe “kuklla të kristalta”.Lumturin duhet ta kërkojmë në modesti dhe sukseset e vogla dhe jo ne megalomani dhe spektakularizëm!