Në Ohër sot është prezantuar pajisja për shpëtim e siguruar në kuadër të projektit tejkufitar “Rajoni i Liqenit të Ohrit – destiancion i sigurtë për turizëm avanturistik”. me projektin planifikohet edhe të formohen qendra për shpëtim në mal dhe në ujë në Ohër, përkatësisht Pogradec.
Bëhet fjalë për pajisje për shpëtim në ujë dhe në mal, e furnizuar përmes projektit të organizatës komunale të Kryqit të kuq nga Ohri në vlerë prej 415 mijë eurove, mbështetur nga Kryqi i Kuq i Maqedonisë, ndërsa i financuar me mjete nga fondet e BE-së përmes programit IPA 2 për bashkëpunim tejkufitar.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu gjatë promovimit shprehi kënaqësi që bëhet fjalë për aktivitet të realizuar në rajon turistik, ndërkaq për të cilin shprehi bindje se do të kontribuojë për zhvillimin e formave alternative të turizmit si ai avanturistik.
“Turizmi avanturistik përveç mundësive natyrore adaptuar kërkesave të turizmit bashkëkohor, duhet të garantojë edhe siguri. Kjo do të thotë pajisje adekuate për aksion të shpejtë dhe adekuat dhe shpëtim në rast nevoje”, tha Fazliu duke paralajmëruar se përmes këtij projekti do të formohen dy qendra për shpëtim për intervenime në situata të jashtëzakonshme dhe atë Qendër për shpëtim në mal në Ohër dhe Qendër për shpëtim në ujë në Pogradec, me trajnim të rreth 80 shpëtimtarëve.
Ministri Fazliu theksoi se qendrat e sapoformuara për shpëtim dhe procedurat e vendosura dhe stanardet për menaxhim me rreziqet do të promovohen aktivisht tek agjencitë turistike, operatorët dhe provajderët, me qëllim që të shfrytëzohen për përmirësim të konkurrencës në rajonin “Liqeni i Ohrit si destinacion atraktiv për turizëm avanturistik”.
“Ky projekt është konfirmim se secila ide dhe iniciativë e mirë çdoherë janë shpërblyer. Përmes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, organizatat qytetare dhe subjektet e tjera joprofitabile çdoherë e kanë mundësinë për të siguruar mjete përmes programit IPA të BE-së për bashkëpunim tejkuafitar siç është ky”, tha Fazliu, duke shprehur binsje se projekte të ngjashme do të marrin mbështetje edhe në periudhën e dytë programore nga fondet parainkuadruese IPA të BE-së për bashkëpunim tejkufitar.
Udhëheqësi i Sektorit për bashkëpunim pranë Delegacionit të Komisionit evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini theksoi se fondet për mbështetje financiare të BE-së i kushtojnë vëmendje të madhe programeve zhvillimore të rajoneve periferike që gjeografikisht janë larg qyteteve më të mëdha dhe qendrave industriale. Ai përkujtoi se komponentet kryesore për zhvillim të atyre rajoneve janë kahëzuar drejt mbrojtjes së mjedisit jetësor, njëkohësisht duke mundësuar zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
“Ne investuam 12 milionë euro në projekte zhvillimore për bashkëpunim tejkufitar. Ato janë programe me dobi për vetë qytetarët, që kontribuojnë për afrimin e kulturave, inicojnë tolerancë, kohabitacion, projektojnë të ardhme të përbashkët”, tha Bertolini, duke paralajmëruar mjete shtesë për zhvillim të rajoneve në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë.
Sipas Bertolinit, investimet në pajisje për shpëtim, janë shpenzime ekstreme të ulëta në krahaasim me vlerën e një jete të shpëtuar njeriu.
Kryetari i Qytetit të Ohrit, Jovan Stojanovski shprehi kënaqësi që ky projekt nga njëra anë i avancon marrëdhëniet miqësore me komunat nga ana shqiptare e Liqenit të Ohrit, ndërsa nga ana tjetër drejtpërdrejtë kontribuon drejt përmirësimit të cilësisë së ofertës turistike të rajonit.
Vlerësimet e asociacioneve relevante turistike parashohin se pjesëmarrja e formave alternative të turizmit siç është ai avanturistik, globalisht deri nëç vitin 2020 do të arrijë 46 për qind të këpnaqshme, që paraqet çpotencial tejet të madh ekonomik.