Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDashmir Nasufi dhe Resul Kaba takojnë drejtorët e shkollave të mesme dhe...

Dashmir Nasufi dhe Resul Kaba takojnë drejtorët e shkollave të mesme dhe fillore të Strugës, ja për çfarë u bisedua (FOTO)

Takim mes përfaqësuesve të komunës dhe drejtorëve të shkollave

Sot, në ambientet e komunës së Strugës, shefi i kabinetit z. Dashmir Nasufi përgjegjës për arsimin sëbashku me kryesusin e këshillit komunal z. Resul Kaba zhvilluan takim informues me drejtorët e shkollave të mesme dhe shkollave fillore si dhe përfaësues të inspektoratit të arsimit.

Në takim u bisedua në lidhje me gjendjen e shkollave si dhe detyrat dhe angazhimet që duhen bërë nëpër shkolla në lidhje me mbarëvajtjen e procesit edukativo arsimor për vitin shkollor 2017/2018.

Poashtu në takim u diskutua që vendet e punës të cilat lirohen me pensionimin e ndonjë mësimdhënësi të plotësohen me ndonjë kuadër të ri arsimor me qëllim parandalimin e largimit te tyre nga vendi.

Njëkohësishtë vlen të theksojmë se mësimdhënësit para pensionimit paraprakisht do të kenë takim me përgjegjësin për arsim z. Dashmir Nasufi.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments