Tuesday, April 30, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiNë Strugë nga nesër fillon "Java e Kulinarisë”

Në Strugë nga nesër fillon “Java e Kulinarisë”

Njoftim për mediume

Ushqimi është një formë e shkëlqyer ku njerëz me prejardhje të ndryshme shkëmbejnë vlerat e kulturës dhe trashëgimisë së origjinës së tyre. Takimi i përbashkët për të ndarë një gatim, është gjëja më e përbashkët në pothuajse çdo vend të botës dhe mundësia ta ndash atë me njerëzit që vlerëson është një nga konceptet më universale sepse është rrënja e mbijetesës sonë si njerëz.

“Java Kulinare” e organizuar nga OJQ Kreativë dhe Aktivë që zbatohet në kuadër të projektit “Dekada e Përkatësisë, Festojmë Diversitetin”, e financuar nga Bashkimi Evropian dhe me përkrahje të Ministrisë së Kulturës në Maqedoni, sponsor Birraria e Shkupit (Skopska Pivara), Tikvesh dhe Lavazza, synon ta bëjë këtë, t’i mundësojë komunitetit në rajonin Jug-Perëndimor të ndajë kulturën, origjinën dhe trashëgiminë e tyre me anë të ushqimit dhe gatimit.

Gjatë Javës së Kulinarisë do të mbahen disa aktivitete, dhe më poshtë do të gjeni informata më me detaje për këtë eveniment.

Agjenda:

23 Qershor 2018
Ora 11:00 – 13:00
Panairi i Ushqimit – Ushqime tradiconale
Hotel Drim, (Salla Verore) Strugë

24 Qershor 2018
Ora 14:30 – 18:00
Historitë e suksesit si trashëgimi – info sesion ku do të shkëmbehen informacione dhe diskutohet mbi mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë, por gjithashtu të mësohet nga shembujt e mirë dhe historitë e suksesit të pjesëmarrësve të tjerë dhe veçanërisht nga programet mbështetëse që ofrohen nga pjesmarrësit.
Klub Kombinati, Strugë (rr. Turisticka, perball ish Hotel Apolonia)

25/26/27 Qershor 2018
Gatim me dhe për komunitetin – Strugë, Kërçovë, Dibër

28 Qershor 2018
Ora 10:00 – 13:00
“Të ndajmë një kafe” – në bashkëpunim me Coffe Factory (Shkup) dhe Lavazza
Kafe Blloku, Strugë

Pjesëmarrja është e hapur. Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në tel. 070 -472 – 691, ose [email protected] ose mesazh në Facebook.

Për më shumë informata, në këtë email kemi bashkangjitur ftesen edhe agjenden.

Ju mirëpresim ne Javën e Kulinarisë!

OJQ Kreativë dhe Aktivë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments