Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në gjithë botën. Çdo vit, 17.7 milionë njerëz vdesin nga ky lloj i sëmundjeve. Në disa raste, ato ndodhin papritur dhe pa asnjë shenjë paralajmëruese, përderisa në të tjera raste njerëzit i nënvlerësojnë shenjat e vogla.
Është më mirë të dini se ka shenja që në shikim të parë mund të ju duken të çuditshme, mirëpo në fakt lidhen me sëmundjet e zemrës.
Në dy studime të ndara, është konfirmuar se herpesi dhe lëkura e skuqur dhe e irrituar janë faktorë me rrezikshmëri të lartë për sëmundjet e zemrës.
Njerëzit që vuajnë nga lëkura me kushte të tilla, kanë edhe probleme me tensionin e lartë të gjakut, kurse herpesi është i lidhur me rrezikun më të lartë të sulmit në zemër.