Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionSimbolika e Natës së Lejletu-l Kadrit!

Simbolika e Natës së Lejletu-l Kadrit!

Jetojmë në botën e mashtrimeve, të gënjeshtrave,në botën e jomoralit,të pasigurisë, në botën e egoizmit dhe egocentrizmit. Nga ana tjetër ëndërojmë për botën e siqeritetit ku do të sundoj drejtësia dhe morali, ëndërojmë për botë me pleqëri të lumtur,ku të pafuqishmit do ta gjejnë dashurinë, të varfërit mbrojtjen dhe sigurinë.Kjo botë e ëndërave edhe gjatë kohë do të mbetet iluzion derisa nuk hyjnizohet dituria dhe derisa nuk humanizohet ndërgjegja.. Të “hyjnizohet” dituria do të thotë që ajo të bëhet shembëlltyra e idealit njerzor, të “humanizohet” ndërgjegja do të thotë shkëlqim I bukurisë morale ku çdo gjë do të bëhet për mirëqenien njerzore pa dhunë dhe teror.Nata e Kadrit thiret në diturinë njerëzore, në agimin e civilizimit si rezultat I zhvillimit të shkrimit dhe shkencës, nata e Kadrit thiret në kohën e artë të diturisë, në kohë kur sundimtar do të jetë libri dhe dituria. Nata e Kadrit synon ti zgjoj ndjenjat për edukimin dhe arsimimin e myslimanit, ta prezentoj frymëzimin dhe idenë për jetë larg injorancës dhe primitivizmit.Besimtari I drejtë duhet ta dijë se e tashmja mund të jetë diçka më tepër se e kaluara vetëm përmes diturisë e cila është nevojë për përsosje.Myslimani I devotshëm si subjekt i kulturës të metat e veta,dyshimet dhe lajthitjet mund ti tejkalojë duke u bazuar në dituri dhe interpetimin e drejtë të Kuranit. Me ajetin “.Lexo në emër të Zotit tend,, jo vetëm që fillon shpallja e Kuranit, por edhe zhvillimi i kulturës myslimane. Ky ajet është një mesazh se shkenca dhe dituria janë konstanta e zhvillimit njerzor, se nuk ka progres pa dituri racionale. Shkenca duhet të jetë vetëdija për efektin e veprimeve progresive të myslimanëve dhe rezistencë ndaj veprimeve iracionale që çojnë kah regresi permanent.
Muhamet Borova

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!