Ramis Merko sot priti në komunën e Strugës ambasadoren e Japonisë, ja cilin fshat e vizitoi kjo e fundit (FOTO)

0
4
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Takim me Ambasadoren e Japonisë

Sot, kryetari i komunës së Strugës z.Ramis Merko priti Ambasadoren e Japonisë HE Keiko Haneda. Në takim u diskutua për situatën aktuale në komunën e Strugës dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtejshëm në sfera të ndryshme.

Në kuadër të vizitës së ambasadores, Shkëlqesia e saj Keiko Haneda vizitoi еdhe shkollën fillore “Shën Kliment Ohridski” në Drasllajce, ku ndoqi ceremoninë e përfundimit të projektit për renovimin e shkollës.

Shkolla fillore “Shën Kliment Ohridski” u rinovua me ndihmën e Programit të Granteve për Projektet e vogla të Japonisë – GGP, me asistencë në shumën prej 63,676 euro. Me ndihmën e këtyre fondeve u zëvendësuan të gjitha dritaret dhe dyert e vjetra në shkollë dhe u ble një sistem mbrojtjeje nga zjarri.
(Komuna e Strugës)