Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNë Maqedoni 12 për qind e njerëzve vdesin nga pirja e duhanit

Në Maqedoni 12 për qind e njerëzve vdesin nga pirja e duhanit

“Përdorimi i duhanit dhe ekspozimi ndaj pirjes së duhanit pasiv kontribuojnë në rreth 12 për qind në të gjitha rastet e vdekjeve me sëmundje të zemrës, ndërsa lënia e pirjes së duhanit mund të mbrojë miliona njerëz që të vdesin nga zemra dhe infarkti, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me rastin e 31 majit Ditës Botërore pa Duhan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nën moton “Zgjidhni shëndetin dhe jo duhanin”, Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik tradicionalisht shënojnë Ditën Botërore pa Duhan.

“Në Republikën e Maqedonisë, sipas të dhënave nga Instituti për shëndet publik, në vitin 2016 nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut kanë vdekur 10.920 persona, me një shkallë vdekshmërie nga 526.9 për 100.000 banorë. Sëmundjet e sistemit kardiovaskulare përbëjnë 53.5 për qind të vdekshmërisë totale dhe janë krye të shkaqeve për vdekje, tha Filipçe.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments