Këto foto të ardhura nga qytetarë të shqetësuar janë për Komunën dhe Inspektorët e Ramiz Merkos, që shohin vetëm atë që do shefi e jo atë që do ligji.
Nëse zotoheni se më nuk do të ketë uzurpime të pronës publike, bëni një xhiro tek Parku i qytetit, afër Shtëpisë së Kulturës. Mos thoni se nuk e keni ditur. Pronari i këtij lokali është i punësuar në komunë dhe është aktivist i zjarrtë i Ramiz Merkos dhe LSDM-së partnere të tij.
I njëjti person edhe më herët, gjatë mandateve të para të Merkos e kishte rrethuar këtë vend dhe e shfrytëzonte për biznes privat. Por u largua nga komuna, në kohën kur në krye të saj kishte persona të përgjegjshëm. E tani me rikthimin e Merkos, rikthehen edhe këto kiosqe e terraca pa kurrfarë kriteri. Ndoshta janë premtime zgjedhore të Merkos dhe kompanisë e tani duhet mbajtur premtimet.
Po presim me padurim reagimin e komunës për këtë rast dhe do shohim a do të zbatohet ligji në këtë rast.
Aleanca për Shqiptarët-Strugë