Tridhjetë vjeçari A.Z. nga fshati Neproshten, Tetovë, dje rreth orës 15 ka lajmëruar në polici rrezikim me pistoletë, e cila një orë para ka ndodhur derisa është kthyer me familjen nga Tetova, transmeton Almakos.
A.Z. me veturën e tij “Golf” është ndalur afër sallës sportive në fshatin Neproshten. Atje menjëherë është ndalur edhe një veturë tjetër “Citroen” me të cilin paraprakisht janë shtyrë në rrugë. Nga vetura tjetër ka dal 61 vjeçari A.S. nga fshati Xhepcishtë ku pas një zënke të shkurtër, e ka nxjerr pistoletën.
A.Z. menjëherë e ka lëshuar vendin e ngjarjes. Diçka më vonë, A.S. vet është paraqitur në Repartin e policisë në Tearcë.
Po punohet për zbardhjen e të gjitha detajeve nga rasti.