Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniLetra e mjekut: Vëllezër, shokë, pacient… po detyrohem të ik

Letra e mjekut: Vëllezër, shokë, pacient… po detyrohem të ik

Prekëse është kjo letër që një mjek nga Maqedonia që tregon arsyet se pse ka vendosur që të largohet nga vendi:
Sakrifica dhe mundi disavjeçar po shoh se nuk po shpërblehet.

Entuziazmit dhe vullnetit të dikurshëm po i vie fundi…

Mendoja se do bëhesha mjek dhe ndoshta ç’do gjë e imja në të ardhmen do jetë më e lehtë, por jo, thellesisht u zhgënjeva. Sakrifica për të aritur deri te ky titull ishte e madhe.Tërë ato netë pa gjumë,tërë ato orë mësim si duket po shkojnë huq, në këtë vend pa perspektivë dhe të brishtë.

Po pse ?

Vallë nuk ia dhamë hakun që të na shpërblehet ky mund ? Pse edhe më tej dikush të luaj me fatin tonë ?

Pse edhe më tej dikush të të degradon, të të nënçmon, të të thotë se skemi çfare të bëjmë, ky është vendi ynë, ska kushte më shumë.

Jo, isha nga ata që më shumë ureja ikjen, doja që ç ‘doherë te ri në vendin tim dhe ti shërbej popullit tim i cili me të vërtet ka nevoj për mua, pë ty e për shumë të tjerë si ne.

Këtij populli i cili tani ka filluar të lulëzoj me kuadrot e tij, pse po i’a deboni këta kuadro e nuk i lejoni ti mbaj në mesin e vet. Pse valle nuk krijoni kushte që në asnjë mënyre të mos mendohet ikja.

Vallë jeni të vetëdijshëm se ç’do ditë po ju ikin më të mirët që i keni ?Vallë po shihni se po ju ik truri i shoqërisë? Jo , jo, ju nuk e shihni pasi Që jeni verbuar nga lakmia që vetëm ju të keni kushte dhe të jeni mirë.

Vëllezër, shokë, pacient të mij, JO NUK DUA TË IK, por po më shtynë në një akt të tillë…

Po më shtynë të largohem në një vend që nuk e njoh… në një vend që ndoshta mund të ketë nevojë për mua por jo sa vendi im…

Dhashtë Zoti vetëdisohemi ,edhe ne të ndryshojmë…
Mjeku M.XH

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!