Super talentja 11 vjeçare Xhevrie Tule është xhevahiri i vërtetë që me plotëkuptimin e fjalës,duhet të krenohet Struga dhe çdo shqiptar nga mbarë trojet shqiptare, shkruan Struga Ekspres.
Xhevrie Tule të premten në Festivalin e 23-të mbarëkombëtar “EUROPIAN PIANO TEACHERS ASSOCIATON, “PIANISTI I RI” që u mbajtë në Tiranë ku mbi 50 pjesëmarrës pianist nga mbarë Evropa morën pjesë në këtë eveniment të rëndësishëm, është përsëri super talentja nga Struga që shkëlqeu dhe që rrëmbeu vendin e parë, vlerësim ky që u nda nga juria profesioniste nga Evropa, si nga Italia,Gjermani,Franca dhe Anglia.
Xhevrie Tule tani mban titullin KAMPIONE E EVROPËS për piano për moshat e saj.
Struga sot ka kampionen e madhe në piano që me moshën e saj ne struganët duhet ti themi “Faleminderit,Xhevrie,ne struganët jemi krenar për ty”.
Struga ka kampionen e Evropës për piano, xhevahirin, Xhevrie Tule.
(Struga Ekspres)