SH.M.K “Niko Nestor”-Strugë sot organizoi ditë të hapur, me ç’rast ishin të ftuara të gjitha shkollat fillore në Strugë dhe rrethinë, gjithashtu dhe shkollat fillore nga qyteti i Kerçoves dhe Dibres, shkruan Struga Ekspres.
“Qellimi i “Dita e Hapur” në Niko Nestor ishte që prej së afermi të gjithë nxënësit, duke përfshirë edhe prindërit, të njihen me menyrën e funksionimit të shkolles, drejtimet e ndryshme profesionale që i ofron kjo shkollë”,shprehet për Struga zv.drejtoresha e SH.M.K “Niko Nestor”,znj.Besime Jonuzi.
Duhet theksuar se në fund të muajit prill dhe në fillim të muajit nga SHMK “Niko Nestor” kishe prezantim nga ana e mesimdhënësve të aktiviteteve profesionale nëpër shkollat fillore dhe rrethinë.(Struga Ekspres)