Një burrë dhe grua kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Miladinovci-Kadino, pasi që vetura ka dal nga rruga dhe ka rënë në një kanal, transmeton Almakos.
Ashtu si përmendet në buletinin policor, dje në periudhën nga ora 1.00 deri në orën 6.00 në rrugën lokale Miladinovci- fshati Kadino, vetura e tipit “Xhip Grand Ciroki” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga Z.D.(72) nga fshati Dolno Lisice, ka dal jashtë rrugës dhe ka rënë në një kanal.
Nga lëndimet e fituara në vendngjarje kanë vdekur Z.D. dhe bashkë udhëtarja S.D.(68) nga Shkupi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Ndihmës së Shpejtë.