Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAleanca dhe BESA "Out" nga procesi për emrin, Ahmeti nuk ka ndërmend...

Aleanca dhe BESA “Out” nga procesi për emrin, Ahmeti nuk ka ndërmend ta thërras tryezën e përbashkët


Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, është i mendimit se nuk ka pasur nevojë që të thirret Tryeza e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare që të informohen rreth ecurisë së bisedimeve për çështjen e emrit. Ai shkurt tha se me ata që është dashur të konsultohen, janë konsultuar.
G: Ku mbeti Deklarata e Përbashkët e partive shqiptare? A nuk u desht ti thirrni që ti informoni për negociatat?

A.A: Për çfarë informacioni?

G: Për koordinim me partitë tjera sepse nuk është thirrur që moti kurse nënshkrues jeni edhe ju…

A.A: Këto janë çështje shumë të rëndësishme, shumë të ngutshme… konsultat është dashur të bëhen, janë bërë nga të gjithë ata që duhet bërë”, tha Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.

Por njëri nga të konsultuarit nuk është kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela. Ai edhe një herë bëri thirrje që për çështje të rëndësishme si kjo për emrin, të thirret Tryeza e Përbashkët, sepse është i mendimit se është instrument i fuqishëm politik nëse përdoret nga të gjithë partitë shqiptare së bashku.

“Janë botërisht thirrjet e mia që të thirret tryeza e partive politike parlamentare shqiptare në mënyrë që të diskutohet dhe partitë shqiptare të kenë qëndrim të përbashkët për çështjen e emrit.

Në qoftë se ka brifuar partnerin e tij Menuh Thaçin, unë aty nuk ndërhy por unë personalisht nuk jam brifuar aspak për këtë temë”, tha Ziadin Sela, Aleanca për Shqiptarët.

Nuk është konsultuar as Lëvizja Besa e Bilall Kasamit. Prej atje thonë që për fat të mirë ekziston Tryeza e përbashkët, por BDI, siç thonë, po e përdor vetëm për të përfituar pikë politike.

“Për fat të mirë shqiptarët kanë mekanizmin e Tryezës të partive parlamentare shqiptare shqiptare dhe gjithçka që duhet të bisedohet vendi është pikërisht kjo Tryezë që për fat të keq BDI dhe Ali Ahmeti e kanë përdorur vetëm për fitime të pikave politike dhe jo për koordinimin dhe mbrojtje e interesave të shqiptarëve në Maqedoni”, nga Lëvizja Besa.

Se ka biseduar me Ahmetin për këtë temë e konfirmoi vetëm Afrim Gashi, i cili tha se kanë biseduar në darkën në Ohër në kuadër të procesit të Zhan Monesë./TV21

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!