Për kompanitë e mesme dhe të vogla deri në fund të vitit do të ketë në dispozicion 136 milionë euro, mjete që janë siguruar nga Banka Evropiane Investuese dhe grante të BE-së.
Këtë e paralajmëroi ministri i Financave Dragan Tevdovski në një intervistë për AIM, në të cilën theksoi se ndihma nga investuesit e jashtëm është e rëndësishme për sektorin privat në Maqedoni.
Ai shtoi se për kompanitë e vogla dhe të mesme edhe në pjesën e dytë të vitit do të sigurohen 100 milionë euro.
Tevdovski tha se qeveria angazhohet për projekte infrastrukturore të rëndësishme dhe se do të shfrytëzojnë mjetet dhe fondet që kanë në dispozicion./Express/