Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:50, në Shkup, në një shtëpi në rrugën “Prohor Pçinski” gjatë mbledhjes së kabllos elektrike, N.B. (26) nga fshati Rashçe, ka marrë goditje nga rryma elektrike si pasojë e të cilës ka humbur jetën, përcjell Fakte.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, me veturën e Ndihmës së Shpejtë i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është konstatuar vdekja.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të pajetit është dërguar për obduksion dhe është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.