Gazetari kontrovers Zoran Bozinovski ne profilin e tij në Facebook ka shkruar:
“Rasti Monstra është shumë më i thellë dhe me i ndërlikuar se sa paraqitet në mediat e paguara nga të involvuarit në këtë rast. Prokuroria Speciale është duke punuar nga themeli për ta sqaruar këtë rast. Fajtor më i madh është ish prokurori Marko Zvërlevski që gjithë rastin e drejtoi në kahje tjetër.
Gjithashtu dhe gjykatësi Vladimir Tufekxhiç i cili shumë mirë i njeh vrasësit e vërtetë. Lereni Zoran Zaevin, krejt çfarë kishte për rastin Monstra i dorëzoi në Prokurorinë Speciale, duhet pasur vëmendje në rolin që kanë luajtur Trajko Veljanovski dhe ish shefi i allfave Ivica Ançevski-Puki. Këto dy janë çelsi i këtij rasti”,shkruan mes tjerash gazetari Bozhinovski.