Kryeministri Zoran Zaev pret që në qershor Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave. Këtë e ka deklaruar sot gjatë konferencës së përbashkët me komisarin Johanes Han, raporton Tv SHENJA.
“Raporti vlerëson përpjekjet tona dhe angazhimin në procesin e reformave. Do të vazhdojmë të punojmë se bashku me opozitën dhe së bashku të sjellim vendime. Këtu mendoj edhe për kontestin me Greqinë”, ka deklaruar Zaev.