Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVjedhjet, shqetësim serioz për qytetarët

Vjedhjet, shqetësim serioz për qytetarët

Banorët e Shkupit dhe komunave për rreth shprehen të shqetësuar nga vjedhjet të cilat sipas tyre kohëve të fundit janë shpeshtuar dukshëm. Cak i vjedhësve mbeten shtëpitë, banesat, veturat dhe shtëpizat.
Banorët e anketuar nga Alsat kërkojnë nga organet kompetente masa adekuate për parandalimin e kësaj dukurie e cila kohëve të fundit ka shënuar rritje të dukshme.

Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, shprehet i vetëdijshëm që kohëve të fundit kjo problematikë është bërë mjaft aktuale prandaj kanë ndërmarrë aksion për vendosjen e fletushkave me informata rreth asaj se si qytetarët duhet të mbrohen nga këto raste.

“Komuna Qendër në bashkëpunim me SPB-në e Shkupit zhvillojmë aksionin në të cilin I informojmë qytetarët për çka duhet të kenë kujdes.Projekti ka të bëj me marrjen e masave për parandalimin dhe vënien në shërbim të informatave rreth asaj që duhen të kenë kujdes më shumë me qëllim rritjen e sigurisë në vendet ku jetojnë. Sot jemi në lagjen Kapishtec të Komunës Qendër ku në periudhën e fundit kanë ndodhur vepra të ndryshme”, u shpreh Sasha Bogdanoviq.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në periudhën janar-shkurt 2018 në territorin e Maqedonisë janë regjistruar gjithsej 2009 vepra penale vjedhje e rëndë dhe janë denoncuar 569 kryerës të veprave penale. Objekti i vjedhjes kanë qenë 401 banesa, 358 automjete dhe 52 shtëpi uikendi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!