Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKy është reagimi i NATO's për sulmet ajrore në Siri

Ky është reagimi i NATO’s për sulmet ajrore në Siri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg ka reaguar për sulmet që ndodhën mëngjesin e së shtunës në Siri nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA’ja, në mbështetje të Britanisë dhe Francës.
Stoltenberg ka thënë se mbështetë veprimet e ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca kundër caqeve të armeve kimike të regjimit sirian.

“Kjo do ta zvogëlojë aftësinë e regjimit për të sulmuar më tej njerëzit e Sirisë me armë kimike”, thuhet në deklaratën e sekretarit të NATO’s.

“NATO ka dënuar vazhdimisht përdorimin e vazhdueshëm të armëve kimike nga Siria si një shkelje e qartë e normave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Përdorimi i armëve kimike është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbahen përgjegjës”, thuhet në deklaratë, transmeton Express.

Gjithashtu, thuhet se NATO e konsideron përdorimin e armëve kimike si një kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe beson se është thelbësore për të mbrojtur Konventën e Armëve Kimike.

“Kjo kërkon një përgjigje kolektive dhe efektive nga bashkësia ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e NATO’s.

SHBA, Britania e Madhe dhe Franca kanë nisur sulmin e tyre në Siri. Ky sulm ishte paralajmëruar nga blloku perëndimor. Sulmi vjen pas sulmit të dyshuar kimik në Siri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments